Më shumë kërkesanga faqja juaj.
Një vend për veturat, blerësit dhe shitjet tuaja. Çdo veturë në faqen tuaj, çdo kërkesë në telefonin tuaj.
- Importi i stokut falas
- Mbështetje personale 24/7
- Garanci 30-ditore

Problemi
Çdo mesazh pa përgjigje është një shitje e humbur.
Veturat në Instagram, kërkesat në mesazhe, çmimet në kokë. Kështu punojnë shumica e autosalloneve, dhe kështu humbin blerës çdo javë pa e ditur fare.
Pyetje për vetura të shitura
Postimi mbetet në Instagram edhe pasi vetura shitet. Blerësi pyet, pret, zhgënjehet dhe nuk kthehet më.
Kërkesa që humbin mes mesazheve
Instagram, Facebook, WhatsApp, telefon. Askush nuk e di kush u përgjigj, kush jo, dhe kë duhet thirrur sot.
Google nuk ka çka të tregojë
Kur dikush kërkon “autosallon afër meje”, Google tregon kryesisht faqe interneti, jo postime në Instagram. Pa faqe, mbeteni jashtë listës.
Sa ju kushton kjo?
Llogariteni vetë: lëvizni shiritat.
Fitimi që ju mbetet, jo çmimi i veturës.
Humbni rreth
3.000 €në muaj
Në vit: 36.000 €
Veturas kushton 75 € në muaj. Një veturë e shitur më shumë e paguan disa herë.
Shiko si e zgjidhimÇka merrni
Mjetet që i duhen një autosalloni sot.
Gjithçka punon nga telefoni, pa asgjë për të instaluar.
Faqja juaj e internetit
Në domenin tuaj, p.sh. autosalloni.com. Hapet shpejt në telefon dhe përditësohet vetë sa herë shtoni një veturë. Çdo veturë ka faqen e vet që Google e lexon; prania në kërkime rritet me javë.
Stoku në një vend
Foto, çmim, kilometra, pajisje, doganë. Një veturë e re për dy minuta nga telefoni, ose importoni tërë listën nga Excel.
Ekipi juaj
Shitësit shohin veturat dhe kërkesat. Ju vendosni kush mund të ndryshojë çmimet dhe kush jo.
Kërkesat nuk humbin
Çdo kërkesë nga faqja ju vjen me email dhe njoftim në telefon. Një prekje për WhatsApp ose për ta thirrur blerësin.
Skanim i VIN-it
Drejtoni kamerën nga xhami. Veturas e lexon VIN-in dhe i plotëson të dhënat e veturës vetë.
Të dhënat janë tuajat
Shkarkoni gjithçka kurdo (vetura, kërkesa, foto) në Excel. Pa bllokime, pa pyetje.
Veturas në 44 sekonda
Shiheni Veturas në veprim.
Nga mesazhi i parë te fitimi, në 44 sekonda.
Vetëm te Veturas
Më shumë se një faqe me vetura.
Mjete që ju kursejnë orë pune çdo javë dhe ju tregojnë ku jeni në treg.
Çmimi krahasuar me tregun
Shihni nëse çmimi i çdo veture është mbi, në ose nën tregun. Nga çmimet publike, pa emra, kur ka mjaftueshëm të dhëna.
Vetura nga disa fjalë
Shkruani “bmw 320d 2021” dhe Veturas plotëson motorin, fuqinë, konsumin dhe pajisjet standarde. Ju vetëm kontrolloni.
Story Studio
Story dhe postime për Instagram për çdo veturë, me ngjyrat dhe logon tuaj. Gati me një prekje, pa dizajner.
Dealer Exchange
Shitni ose blini vetura direkt me autosallone të tjera. Oferta, kundëroferta dhe marrëveshja, të gjitha brenda panelit.
80% më pak punë me dorë, deri në 40 orë të kursyera çdo muaj.
2 min
për një veturë në shitje
10 sek
për një story në Instagram
1 klikim
për paketën e kontabilistit
Vlerësim për një autosallon me rreth 10 vetura në muaj.
Çka zëvendëson
Një vend në vend të katër.
Faqja, stoku, kërkesat, faturat, pagesat, arka dhe raportet, në telefonin tuaj.
Në vend të:
- Instagram si katalog
- Excel për stokun
- Fletorja e klientëve
- Programi i faturave
Shitja
- Faqja në domenin tuaj
- Kërkesat me njoftim në telefon
- Klientët dhe ndjekjet
- Forma për ndërrim ose blerje të veturës
- Kalkulatori i financimit
- Shpallje për portalet (mobile.de, MerrJep)
Stoku
- Vetura dhe foto pa limit
- Skanimi i VIN-it me kamerë
- Lista e kontrollit teknik
- Fleta me kod QR për xhamin
- Afatet e sigurimit dhe regjistrimit
- Imazhe për Instagram Story
Paratë
- Shitjet
- Faturat
- Pagesat
- Arka dhe shpenzimet
- Furnitorët dhe blerjet
- Raportet dhe fitimi
Ekipi dhe të dhënat
- Rolet e ekipit
- Aplikacioni në telefon me njoftime
- Importi nga Excel
- Eksporti i plotë, kurdo
Veturas AI
Aktiv taniInteligjencë artificiale, brenda panelit tuaj.
Veturas AI është asistenti juaj brenda panelit. Punon me të dhënat që i keni tashmë: veturat, kërkesat, shitjet. E shkruan tekstin, u përgjigjet pyetjeve tuaja dhe e sugjeron hapin e radhës. Ju vendosni gjithmonë.
Përshkrimi i veturës
Nga disa fjalë ose nga të dhënat e veturës, një përshkrim i plotë, në disa gjuhë.
Asistenti i panelit
Pyeteni për shitjet, stokun ose kërkesat. Përgjigjet me shifrat tuaja, jo me hamendje.
Postime për rrjetet sociale
Teksti për Instagram dhe Facebook për çdo veturë të re, me çmimin dhe detajet.
Asistent për blerësitSë shpejti
Përgjigjet natën dhe në fundjavë, cakton takimin dhe jua lë bisedën në mëngjes.
Veturas AI sugjeron, ju vendosni. Asgjë nuk ndryshon pa miratimin tuaj.
Çmimi
Një çmim. Gjithçka brenda.
Një faqe interneti nga një agjenci kushton shpesh mbi 1.000 € dhe vjen pa stok, pa kërkesa e pa panel. Te Veturas: një çmim, gjithçka brenda.
75 €/ muaj
Rreth 2,50 € në ditë.
Si paguani
Sot. Regjistroheni. Nuk paguani asgjë derisa t'ju kontaktojmë.
Pasi flasim. Fatura e parë: 225 € për 3 muajt e parë.
Nga muaji i 4-t. 75 € në muaj, me faturë.
Veturas
Një plan- Faqja juaj e internetit
- Vetura dhe foto pa limit
- Domeni falas vitin e parë
- Kërkesa pa limit
- Përdorues pa limit
- Njoftime me email dhe në telefon
- Veturas AI, asistenti juaj
- Mbështetje personale 24/7
Nuk jeni të kënaqur në 30 ditët e para? Jua kthejmë pagesën për muajin e dytë dhe të tretë.
Pa tarifë instalimi. Garancia 30-ditore: te plani mujor ju kthejmë 150 €; te plani vjetor mbajmë vetëm muajin e parë (75 €) dhe ju kthejmë 724 €. Pas kësaj, anulimi bëhet me njoftim një muaj para, me tarifë anulimi 25 €. Në largim i merrni të dhënat dhe domenin tuaj. Domeni (p.sh. autosalloni.com) është falas vitin e parë, pastaj rreth 15–20 € në vit.
Si funksionon
Nga regjistrimi te faqja online, brenda një dite pune.
Ju plotësoni një formular të shkurtër. Pjesën tjetër e bëjmë ne.
- 01
Regjistrohuni
Plani, autosalloni dhe numri juaj. Një minutë. Ju telefonojmë po atë ditë.
- 02
E mbushim stokun
Na dërgoni listën e veturave dhe fotot. I importojmë ne, falas, sado vetura të jenë.
- 03
Faqja del online
E shikoni, e miratoni, e ndani linkun. Kërkesat e para fillojnë të vijnë në telefon.
Gati për më shumë kërkesa? Hapni llogarinë sot.
Tre hapa, një minutë. Faqja juaj del online brenda një dite pune.
Përgjigje po atë ditë. Ju shkruajmë ose ju telefonojmë brenda ditës.
Pa pagesë paraprake. Nuk paguani asgjë derisa t'ju kontaktojmë.
Një person, nga fillimi në fund. Flisni gjithmonë me të njëjtin person.
Keni pyetje? Na shkruani direkt
Pyetje
Çka pyesin autosallonet.
Sa zgjat derisa faqja të jetë online?
Zakonisht një ditë pune. Nëse na dërgoni listën e veturave në mëngjes, në mbrëmje e keni linkun gati për ta ndarë.
A duhet të di të punoj me kompjuter?
Jo. Gjithçka bëhet nga telefoni: foto, çmim, publikim. Nëse dini të postoni në Instagram, dini të përdorni Veturas.
A mund ta përdor domenin tim?
Po. Nëse e keni një domen, e lidhim me faqen tuaj. Nëse jo, jua regjistrojmë ne në emrin tuaj (p.sh. autosalloni.com), falas vitin e parë. Deri atëherë faqja punon edhe në një adresë falas te veturas.com.
A do të dalë faqja ime në Google?
Çdo veturë ka faqen e vet, me titull, çmim dhe foto që Google i lexon. Një domen i ri ka nevojë për disa javë derisa të shfaqet rregullisht në kërkime, pastaj rritet me çdo veturë që shtoni. Vendin e parë në Google nuk e premtojmë: askush nuk mund ta premtojë me ndershmëri.
A mund t'i publikoj veturat edhe në portale?
Po. Për çdo veturë Veturas ju jep tekstin gati për shpallje dhe fotot në JPEG, për MerrJep dhe portale të tjera. Në mobile.de e publikoni, e përditësoni dhe e hiqni shpalljen direkt nga Veturas, pasi mobile.de ta hapë qasjen për llogarinë tuaj.
Çka bën Veturas AI me të dhënat e mia?
Vetëm sugjeron: tekstin, përgjigjen, hapin e radhës. Asgjë nuk ndryshon në panel pa miratimin tuaj. Emrat dhe numrat e blerësve nuk i dërgohen AI-së, ajo i sheh vetëm si kode. Bisedat me asistentin nuk ruhen te ne: mbeten në shfletuesin tuaj dhe fshihen kur dilni.
Çka ndodh kur shitet një veturë?
E shënoni si të shitur me një prekje. Mund ta lini në faqe me shenjën “Shitur” ose ta fshehni fare. Kërkesat e saj mbeten në histori.
Kush më ndihmon kur kam problem?
Ne, personalisht, me WhatsApp, telefon ose email, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Nëse faqja nuk hapet, ju përgjigjemi brenda 2 orëve.
Si paguhet?
Nuk paguani asgjë derisa t'ju kontaktojmë. Pastaj fillohet me tre muajt e parë paraprakisht (225 €) ose me vitin e plotë (799 €). Pas tre muajve të parë vazhdon me faturë mujore, ndërsa viti i plotë rinovohet çdo vit. Pa tarifë instalimi dhe pa kartë krediti: faturë e rregullt. Nëse në 30 ditët e para nuk jeni të kënaqur, jua kthejmë pagesën për muajin e dytë dhe të tretë (te plani vjetor, gjithçka përveç muajit të parë).
Po nëse dua të largohem?
Njoftoni një muaj para. Ka një tarifë anulimi prej 25 €. Ne jua eksportojmë veturat, kërkesat dhe fotot, dhe jua transferojmë domenin. Asgjë nuk mbetet e bllokuar te ne. Në 30 ditët e para vlen garancia, pa tarifë.
Çka ndodh nëse vonohem me pagesë?
Ju kujtojmë së pari. Nëse fatura mbetet e papaguar 14 ditë pas afatit, faqja publike pezullohet derisa të paguhet. Të dhënat tuaja mbeten të paprekura dhe ju vazhdoni t'i shihni në panel.